NJU JORK- Prokurorët amerikanë kanë gjobitur me 1.5 milionë dollarë, 49 diplomatë rus dhe anëtarët e familjeve të tyre për pjesëmarrje në një mashtrim për të marrë përfitime mjekësore, të cilat duhet të jepeshin vetëm për të varfërit. Sipas prokurorëve, diplomatët kanë mashtruar lidhur me të ardhurat e tyre.
Prokurori Preet Bharara (foto) i zbardhi këto akuza në një konferencë për shtyp në Manhattan, ditën e enjte 5 dhjetor. Sipas tij, 49 diplomatët dhe familjet e tyre kanë marrë pjesë në një skemë mashtrimi shëndetësor ndaj Medicaid, duke marrë fonde të cilat ishin për familjet në nevojë në New York.
Gjatë 9 viteve të fundit, të akuzuarit përfituan qindra mijëra dollarë në shërbime mjekësore si shtatzanisë, lindjeve dhe kujdesit të fëmijëve të tyre, duke mashtruar për të ardhurat e tyre. Ndërkohë që këto para duhet të shkonin për familjet amerikane me të ardhura nën 3 mijë dollarë në muaj.
Ndërkohë, diplomatët rus i përdornin lekët e përfituara nga ky mashtrim në pushime dhe bizhu luksoze të markave më të njohura.
Bharara tha se Departamenti i Shtetit amerikan do t’i duhej të kërkonte Rusisë heqjen e imunitetit ndaj diplomatëve, para se t’i arrestonte. Nëse Rusia do t’a refuzonte këtë kërkesë, atëhere Departamenti i Shtetit do të insistonte që të pandehurit të largoheshin nga SHBA.
Redaksia online
(Erin Dini/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com