SHBA/ Gjykatësja hedh poshtë kërkesën e ish-presidentit Trump për të dhënat e Komisionit të 6 janarit

SHBA/ Gjykatësja hedh poshtë kërkesën e ish-presidentit Trump për të dhënat e Komisionit të 6 janarit

Donald Trump

Një gjykatëse hodhi poshtë të hënën kërkesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të pasur qasje tek të dhënat e hetimit nga Kongresi për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, për të cilat ish-presidenti tha se mund të jenë të rëndësishme për mbrojtjen e tij kundër akuzave për ndërhyrje në zgjedhje.

Gjykatësja Tanya Chutkan në qarkun e Uashingtonit arriti në përfundimin se Trump "nuk i ka mbështetur mjaftueshëm me argumenta kërkesat e tij" për informacione lidhur me hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, që përfundoi në vitin 2022.

Ish-presidenti Trump u përpoq që të siguronte materialet që avokatët e tij thanë se "mungonin" nga hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë transkriptet dhe regjistrimet video të intervistave me zyrtarë të rendit.

Gjykatësja arriti në përfundimin se prokurorët i kishin dhënë zotit Trump transkriptet e atyre intervistave dhe se avokatët e ish-presidentit Trump nuk kishin argumentuar se versioni video i atyre bisedave, mund të ishte i rëndësishëm për mbrojtjen e tij.

Trump ka thënë se është i pafajshëm ndaj akuzave se ai në mënyrë të paligjshme u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilar ai i humbi.

Aktpadia e ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, është një nga katër çështjet penale me të cilat përballet zoti Trump.

Pas një vendimi të veçantë gjykate, ekipi i prokurorit Smith publikoi të hënën informacione të reja në lidhje me një urdhër në janar për informacion lidhur me llogarinë e zotit Trump ndaj medias sociale Twitter, që njihet tani si X.

Llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter u pezullua pas trazirave të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij. Kjo masë u hoq në nëntor 2022 pasi Elon Musk mori drejtimin e platformës./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen