SHBA, Gordon: Qeveria
të pranojë kompromisin
Ndihmës sekretari i SHBA për Europën deklaron se kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik.
TIRANE-Ndihmës sekretari i SHBA për Europën, Filip Gordon, ka deklaruar se SHBA është e shqetësuar për tejzgjatjen e ngërçit politik në Shqipëri. Ai ka vlerësuar faktin se opozita i ka dhënë fund bojkotit, ndërsa ka kërkuar nga ana e mazhorancës që të pranojë kompromisin. Kështu, Ambasada e SHBA-ve në vendim tonë i referohet një raporti të Ndihmës Sekretarit Filip Gordon me titull "Gjendja në Ballkan", ku në një kapitull të vecantë për Shqipërinë, thuhet se Parlamenti "nuk ka mundur të miratojë ligjet e reformës të përcaktuara nga BE si të detyrueshme për të marrë statusin e vendit kandidat", thuhet në njoftimin e ambasadës.
SHBA ndër të tjera vlerëson rolin e opozitës për të hequr dorë nga bojkoti dhe fton forcat politike të lënë mënjanë grindjet vetjake dhe të punojnë për plotësimin e rekomandimeve të
OSBE-ODIHR.
"Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara në lidhje me ngërçin e stërzgjatur politik në Parlament, i cili nuk ka mundur të miratojë ligjet e reformës të përcaktuara nga BE-ja si të detyrueshme për të marrë statusin e vendit kandidat. Na inkurajon fakti që opozita e ka përfunduar bojkotin e parlamentit pas procesit të zgjatur për vendosjen e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar bashkie ne Tiranë", thuhet në deklaratën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Gordon.
Ai ka nënvizuar faktin se "e kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik". Në të njëjtën kohë, Gordon bën me dije se SHBA ka nxitur opozitën të jetë e përgjegjshme dhe e gatshme - gjë e cila, në një demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament. "Pas dy vitesh mpirjeje, ka ardhur koha që drejtuesit politikë të kapërcejnë grindjet vetjake dhe të bëjnë përparim konkret me programin e reformës ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin hovin e mëtejshëm. Jemi duke vepruar si partnerë me BE, qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile për shqyrtimin e 12 reformave me përparësi që nevojiten për pranimin në BE", ka thënë Gordon.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32