SHBA, harron binjakët në makinë, vdesin nga asfiksia

SHBA, harron binjakët në makinë, vdesin nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në SHBA.

Dy binjakë rreth moshës 1 vjeç janë gjetur të vdekur nga policia e New York-ut brenda në makinë.

Sipas policisë fëmijët, një vajzë dhe një djalë, janë lënë brenda në makinë për 8 orë nga babai i tyre.

Ai kishte parkuar makinën brenda ambienteve të një spitali ku punonte në Bronx, duke harruar që brenda saj kishte lënë fëmijët.

Babai 39 vjeçar është marrë në pyetje nga autoritetet dhe përmomentin është përjashtuar lënia me qëllim në makinë e dy fëmijëve.

Prej autopsies rezultoi se dy vogëlushët ndërruan jetë nga asfiksia.

Sipas autoriteteve, temperaturat maksimalisht të larta, që kanë thyer rekordin e 40 viteve të fundit në New York. kanë ndikuar që binjaket e vegjël të kenë këtë fat tragjik.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geni: 27/07/2019 15:33

    Rob te papergjegjshem rrac e qelbur 2 seconda se kam len femijen tim vetem ne ate moshe jo me 8 ore me 36* grade. Burg per jet plehres ska vlera ai njeri si duhet kujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave