SHBA hedh poshtë kërkesat e Rusisë për Ukrainën, përsërit thirrjet për zgjidhje diplomatike

Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë dhënë përgjigje me shkrim Moskës, në lidhje me kërkesat e reja të Rusisë për garanci në fushën e sigurisë, pas konsultimeve me partnerët evropianë dhe Ukrainën, në përpjekejt më të diplomatike që synojnë të parandalojnë fillimin e një konflikti të armatosur.

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan e dorëzoi dokumentin personalisht të mërkurën në Ministrinë e Jashtme të Rusisë. NATO i shpjegoi Rusisë përgjigjet e veta në lidhje me sigurinë evropiane, që zyrtarët thanë se ishin disa faqe të gjata.

Zyrtarët e përshkruajtën përgjigjen si një mënyrë për të trajtuar shqetësimet e Kremlinit duke u dhënë gjithashtu të gjitha palëve një shans për të vazhduar përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.

“Dokumenti që ne kemi dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë, një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që ka ngritur Rusia dhe propozimet tona për fushat ku ne mund të jemi në gjendje të gjejmë gjuhën e përbashkët”, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë një konference për shtyp.

"Ne kemi trajtuar mundësinë e masave për transparencë reciproke në lidhje me pozicionimin e forcave në Ukrainë, si dhe masat për të rritur besimin në lidhje me stërvitjet dhe manovrat ushtarake në Evropë", tha sekretari Blinken. "Ne po veprojmë me përqëndrim dhe forcë të barabartë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të përgatitur një përgjigje të shpejtë dhe të bashkuar ndaj agresionit të mëtejshëm rus."

Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të shtjellojnë detajet, megjithëse shprehën shpresën se Uashingtoni dhe Moska ende mund të gjenin konsensus dhe madje të bënin përparim në çështje të tilla si kontrolli i armëve që lidhet me pozicionimin e raketave në Evropë.

Kërkesat e Moskës për garanci në fushën e sigurisë përfshijnë një pauzë të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes, veçanërisht në Ukrainë dhe Gjeorgji, si dhe një pakësim të trupave të NATO-s në Evropën Lindore.

Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë këto kërkesa dhe kanë kërkuar nga Rusia tërheqjen e forcave të saj nga kufiri me Ukrainën. Uashingtoni gjithashtu i ofroi Moskës mundësi për dialog mbi çështje të ndryshme, duke përfshirë manovrat ushtarake, transparencën në fushën e sigurisë, si dhe pozicionimet e raketave. Rusia ofroi një përgjigje fillestare të kujdesshme ndaj propozimeve me shkrim.

"Ne do ta lexojmë dhe studiojmë atë", i tha agjencisë së lajmeve Interfax zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko kur u pyet për dokumentin e NATO-s. "Partnerët tanë studiuan projektin tonë për gati një muaj e gjysmë."

Në kontrast, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha gazetarëve se ekziston një ndjenjë në rritje e urgjencës, duke i bërë thirrje Moskës të "tërheqë forcat e saj nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, të dislokuara atje pa pëlqimin e këtyre vendeve".

“Ne përballemi me një moment kritik,” tha ai, duke paralajmëruar se Rusia tani ka pozicionuar më shumë se 100,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, me dislokime shtesë tashmë në proces e sipër.

“Ne shohim gjithashtu më shumë trupa jo vetëm në dhe rreth Ukrainës, por edhe në Bjellorusi, ku Rusia është në procesin e dislokimit të mijëra trupave luftarake, qindra avionëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe sisteme të tjera shumë të avancuara”, shtoi zoti Stoltenberg.

“Ne kemi dëgjuar shqetësimet ruse. Ne kemi dëgjuar gjithashtu thirrjen ruse për një përgjigje me shkrim”, tha ai. "Kjo ka të bëjë me atë nëse ka një vullnet për t'u angazhuar me mirëbesim dhe për të bërë përpjekje për t'u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët."

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Kievi nuk kishte kundërshtime ndaj përgjigjes që Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan Rusisë, duke pranuar kërcënimin nga grumbullimi i një numri të madh të trupave ruse përgjatë kufijve të vendit të tij, si dhe në territoret ukrainase të pushtuara nga forcat ruse./ VOA

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen