SHBA - Hillari Clinton në fjalën e saj të lamtumirës për departamentin si diplomate e lartë amerikane tha se jam më optimiste dhe kam besimin tek kontributi i diplomatëve tanë.
Me një zell të paparë për punë dhe me një këmbëngulje të jashtëzakonshme, Hillary Clinton, shefja e diplomacisë amerikane e zgjedhur nga presidenti Barack Obama e filloi aktivitetin e saj diplomatik me objektivin për të ndryshuar imazhin e Amerikës.
Gjatë fjalimit të saj ajo u shpreh se ishte krenare për punën e bërë për të ngritur nivelin e diplomacisë dhe zhvillimit, si dhe për të kuptuar sfidat dhe kërcënimet që ndeshin Shtetet e Bashkuara.
Ajo lë postin pas katër vjetësh në detyrë dhe do të do të zëvendësohet nga John Kerry, një senator i Massachusetts, i cili u betua në një ceremoni private të premten dhe do të fillojë punën zyrtare më 4 shkurt.
65-vjeçarja është e para sekretare shteti që ka vizituar 112 vende, dhe është një nga femrat më të admiruara për karakterin dhe për imazhin që i ka dhënë politikës së jashtme amerikane.
Për sulmin në ambasadën amerikane në Ankara ajo u shpreh se po përjetojmë ditë të vështira dhe është një tjetër alarm për SHBA-n por duhet të jemi të bashkuar dhe më të fortë.
Zonja Clinton trashëgoi dy luftëra, luftën e gjatë kundër terrorizmit botëror dhe tensionin e madh me Iranin për çështjen bërthamore. Tashmë ajo është diskutuar tani si një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com