SHBA-ja i kërkoi Kinës, që të përdorë të gjithë influencën e saj mbi Korenë e Veriut në një përpjekje për të bindur regjimin e Kim Jong-ut, që të heqë dorë nga veprimet destabilizuese në rajon.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ndodhet në Kinë ka kërkuar, që Pekini të marrë ndërmjetësimin me Penianin “me urgjencë”.
Urgjenca, që Kerry kërkon nga Pekini në ndërmjetësimin me Korenë e Veriut ka si synim, që të bindë regjimin e Kim Jong-un, që të heqë dorë nga një testim i ri bërthamor, që sipas burimeve të inteligjencës mund të ndodhë nga momenti në moment e cila do të përshkallëzonte tensionin në një nivel të paprecedent.
Kina, e cila është aleati i vetëm i Koresë së Veriut, ndonëse së fundmi edhe Pekini ka dënuar e ka votuar pro sanksioneve, pas testimit bërthamor.
Vendi komunist kërcënon me sulme bërthamore Korenë e Jugut dhe SHBA-në pas sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut për testimin e paautorizuar bërthamor të shkurtit dhe kjo ka bërë, që situata në Azinë Juglindore të arrijë në një pikë kritike tensioni.
Madje në një deklaratë të lëshuar nga Peniani thuhet se më 15 prill ditën, që shënon dhe ditëlindjen e ish-themeluesit dhe liderit të Koresë së Veriut, ka premisa të lëshohet një raketë me rreze mesatare.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com