Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pasi iu refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar për gazetarët.

Nuk kam marrë përgjigje për vizën. Nuk do të mbërrij në të gjitha takimet. Kur t’ma japin përgjigjen, do të shkoj”, thotë kryeministri Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kishte kërkuar vizë për të shkuar në SHBA për Mëngjesin e Lutjeve dhe për disa organizime të tjera në lidhje me Kosovën.

Ambasada amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ka anuluar vizën e kërkuar nga Kryeministri. Haradinaj, por edhe liderët e tjerë kosovarë kanë acaruar marrëdhëniet që nga fundi i viti 2017, kur tentuan ta shfuqizonin të ashtu-quajturën Gjykata Speciale.

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com