Shtetet e Bashkuar te Amerikës i kanë refuzuar presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro lejen për të qarkulluar në territorin e tyre, me rastin e udhëtimit të tij drejt Kinës, takim i cili është parashikuar për të shtunën e ardhshme. Këtë gjë e ka deklaruar ministri i Jashtëm venezuelian.

Maduro, nga ana e tij, është shprehur se ky akt, është shumë i rëndë, duke e cilësuar atë si një "sulm" të pa drejtë ndaj tij. Karakasi e ka ndryshuar itenerarin e presidentit venezuelian, duke mos përjashtuar edhe "masat diplomatike" ndaj Uashingtonit.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)