SHBA i tha sërish 'Jo' Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump! Si kryeministër merrte në mbledhje qeverie Fazlliçin, biznesmenin e regjimit të Millosheviçit

 

Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i lidhur me Milorad Dodik.

Hasanaj e shikon shpalljen non grata në Ballkan të atyre personave që kanë afilacion rus, apo përfaqësojnë interesa pro-ruse. Në këtë rast përfshin edhe Berishën, i cili në mbledhjet e qeverisë së tij dikur merrte edhe biznesmenin serb Damir Fazllic. Ky i fundit sipas Hasanaj ka patur dikur lidhje me qeverinë e Sllobodan Milloshevic.

'Në Shqipëri një biznesmen serb i afërt me regjimin e Millosheviçit ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë. Kjo tregon në dekriptimin tim edhe një afilacion me interesa serbe. Fazllic ka qenë i lidhur me politikanë të regjimit të Milloshevicit. Me një ministër të brendshëm. Marrim dhe në sektorë të ndryshëm. Në 10 kompani më të fuqishme mund të bëhet një hulumtim, në sektorët më determinantë. Ka kompani me aksionerë biznesmenë serbë. Që mund të kenë pasur lidhje dikur me pushtetin Rusi-Beograd-Moskë. Me aq sa kam hulumtuar, ka padiskutim lidhje të qenësishme me Beogradin dhe partneritet me Serbinë. Duke nisur nga Fazllic.'

Sakaq, sa i përket fjalës së të ngarkuarës me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn se nuk ka bashkëpunim me non gratat, Hasanaj e shikon si një ritheksim të kësaj politike amerikane edhe me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

'Mbrëmë Trump mbajti konferencë 4 orë të gjatë. Çdo fjalë e Trump dje, mori një vlerë administrative si një urdhër i mirëfilltë presidenti. Në këtë kontekst, administrata Biden është e larguar. Zonja në Shqipëri nuk ka folur si përfaqësuesja e demokratëve, por si një përfaqësuese e qeverisë amerikane, e zgjedhur nga administrata republikane. Dje u vendos një non grata e dytë për Berishën tashmë nga administrata Trump. Edhe e para që u vendos nga jo më pak se 15 agjenci hetuese qeveritare amerikane. Iu desh kohë që pjesën më të madhe u mor nga administrata Trump.

Përforcohet sërish non grata nga një ambasadore që është mes dy pushteteve. Nga demokratët në republikanë. Nëse Trump bën një deklaratë si mbrëmë që në Siri nuk do bëjmë asnjë mafrrëveshme me qeverinë derisa të luftohet çdo celulë e ISIS, dhe administrata i përgjigjet, e njëjta gjë ndodh edhe me një vend të vogël si Shqipëria. Edhe qeveria e Trump dje bëri hyrjen e saj në skenën shqiptare. Nuk e do një PD me njerëz non grata, dhe sot dha një shuplakë për qeverinë socialiste, kur tha mos e godisni SPAK. as mos bëni mbivendosje me komisione të ndryshme.'


Lajmi kryesor:

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet