SHBA: Izraeli, inkursion të kufizuar tokësor në Liban! Irani kërkon mbledhjen menjëherë të Këshillit të Sigurimit

SHBA: Izraeli, inkursion të kufizuar tokësor në Liban! Irani kërkon mbledhjen menjëherë të Këshillit të Sigurimit

SHBA sheh mundësinë e një inkursioni të kufizuar tokësor në Liban, ndërsa Izraeli lëviz forcat në kufirin e tij verior, sipas një zyrtari të lartë të administratës dhe një zyrtari amerikan.

Por zyrtarët theksuan se Izraeli nuk duket të ketë marrë një vendim nëse do të kryejë një inkursion tokësor.

Vlerësimi i SHBA u bazua në mobilizimin e trupave izraelite dhe pastrimin e zonave në atë që mund të ishte përgatitje për nisjen e një inkursioni tokësor, tha një nga zyrtarët.

Më herët të shtunën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Peter Lerner, tha se ushtria po përgatitej për mundësinë e një inkursioni tokësor, por ishte vetëm një opsion që po shqyrtohej.

Qëllimi i deklaruar i Izraelit është të kthejë më shumë se 60,000 banorë në shtëpitë e tyre në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin.

Ndërkohë që Irani ka kërkuar një mbledhje urgjente Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëpërmjet një letre, ambasadori iranian Amir Saeid Iravani kërkoi "të merren masa të menjëhershme dhe vendimtare për të ndaluar agresionin izraelit dhe për të parandaluar një luftë të re në rajon". Teherani ka kërcënuar Tel-Avivin se do të ketë pasoja.

Mediat raportojnë për dhjetëra sulme të reja izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban. Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga sulmet izraelite në jug të vendit dhe nëntë të tjerë në Luginën Bekaa, një bastion i Hezbollahut në Libanin verilindor.

Në rajon vijojnë të jenë të shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit, Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi foli në telefon me kryeministrin libanez Najib Mikati, duke pohuar "mbështetjen e plotë të Egjiptit për Libanin" dhe se ai qëndron "në krahun e tij" në këtë moment të vështirë. Ai më pas nënvizoi "nevojën për një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të përhershëm si në Liban ashtu edhe në Gaza".

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar