SHBA: Izraeli do të ndalojë sulmet 4 orë në ditë për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza

SHBA: Izraeli do të ndalojë sulmet 4 orë në ditë për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza

1699548834_ndihma.PNG

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Izraeli ka pranuar të lejojë shpërndarje e ndihmave humanitare në Gaza 4 orë në ditë në veri të Gazës.

Ndër të tjera, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njofton se ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet.

Presidenti Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të ndalonte sulmet për një periudhë të caktuar gjatë luftimeve, çdo ditë.

Këtë kërkesë Biden mëson t'ia ketë bërë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi në fillim të kësaj jave me kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby, ka deklaruar se pauza e parë humanitare do të jetë të enjten.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite hyn në qendrën kryesore të Hamasit! Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor! SHBA: Izraeli pranon të hapen dy korridore


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës