Raketa “Delta 4” bëri nisjen e saj me sukses nga baza ushtarake e Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridas. Raketa përmban një satelit komunikimi të brezit të ri, e cila do të qëndrojë në orbitë dhe do të përdoret në sistemin e monitorimit dhe transmetimit të të dhënave të ushtrisë amerikane dhe partnerët e saj, përfshirë Australinë.

Rrjeti i komunikimit do të përdoret nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe partnerët në botë, ku do të kenë akses për transmetime televizive, video konferenca dhe imazhe nga operacionet e Forcave Ajrore dhe Tokësore. 

Në një marrëveshje të veçantë me Forcën Ajrore të SHBA-s, Australia ka paguar shumën 707 milionë dollarë për ndërtimin e satelitit ku në këmbim do të fitojë një përqindje të qasjeve të monitorimeve deri në vitin 2029.

delta 4

(Në foto raketa "Delta 4")

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)