SHBA- Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se SHBA janë të hapura drejt nisjes së bisedimeve dhe marrëdhënieve të reja me Kubën.

Edward Alex Lee shtoi se ecuria pozitive mes dy vendeve duhet të shkonte dorë më dorë me më shumë liri politike në ishullin komunist.

SHBA gjithashtu kërkon një ndryshim rrënjësor të sjelljes së qeverisë kundrejt popullit të saj. Sipas Lee, të dy vendet patën diskutime konstruktive lidhur me emigrimin dhe çështje të tjera këtë javë.

Në qendër të vëmendjes gjatë bisedimeve të fundit ishte çështja e ndalimit të emigracionit ku çdo vit qindra kubanezë rrezikojnë jetët në det, për të arritur në SHBA.

Kuba dhe SHBA i ndërprenë lidhjet diplomatike më shumë se 50 vite më parë. Bisedimet mes 2 vendeve rifilluan pas shtrëngimit të duarve mes presidentit amerikan Barack Obama dhe atij kubanez Raul Castro, gjatë homazheve në nder të Nelson Mandelas, në muajin dhjetor.


Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)