SHBA-ja premton 259 milionë dollarë ndihmë për sigurinë e aleatëve në detin e Kinës Jugore

 /ATSH-AFP/ - SHBA-ja i ka premtuar një ndihmë prej 259 milionë dollarë (242 milionë euro) aleatëve në Azinë juglindore për sigurinë detare në detin e Kinës Jugore, për shkak të tensioneve në rritje me Pekinin që ka ngritur pretendime për territore në rajon.
Ky premtim për mbështetje për Filipinet, Vietnamin, Indonezinë dhe Malaizinë u shpall para mbërritjes në Manila të presidentit amerikan, Barack Obama, me rastin e mbledhjes  vjetore të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
"SHBA-ja do të angazhohet të japë 119 milionë dollarë për këtë vit financiar dhe 140 milionë dollarë shtesë do të jepën në 12 muajt që vijojnë", theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bamir Topi: Berisha e Rama prej 2008 janë bashkë, vijnë nga kontingjenti i komunistëve shqiptarë