UASHIGTON - Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar në krye të bankës qendrore më të fuqishme të botës, Bankës së Rezervës Federale, një grua, numrin dy të këtij institucioni deri tani, Janet Yellen. Ajo do të pasojë Ben Bernanke-n, duke u bërë gruaja e parë që drejton Rezervën Federale në historinë e saj 100-vjeçare.

Janet Yellen do të marrë detyrën më 1 shkurt 2014 dhe pritet të marrë mbështetjen e Kongresit, duke vazhduar politikat stimuluese të ndjekura deri më tani nga Bernanke.

Më parë, Yellen ka shërbyer si presidente e Rezervës Federale të San Fransiskos dhe kryetare e Këshilltarëve Ekonomikë të ish-presidentit Bill Klinton.

Kreu i Rezervës Federale është një nga pozicionet më të fuqishme ekonomiko-financiare të botës. Ceremonia e emërimit do të kryhet në Shtëpinë e Bardhë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)