SHBA, Japoni, Australi, plane për stërvitje të përbashkëta në detin e Kinës Jugore

SHBA, Japoni, Australi, plane për stërvitje të përbashkëta në detin e Kinës Jugore

Stërvitjet në Detin e Kinës Jugore

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Detin e Kinës Jugore, pranë pjesës perëndimore të Filipineve, njoftuan zyrtarë filipinas të sigurisë.

Ata shtuan se stërvitjes janë një demonstrim force e synojnë të nënvizojnë përkushtimin e këtyre vendeve ndaj sundimit të ligjit në këtë rajon, pas qasjeve agresive, të dëshmuara së fundmi nga ana e Kinës, në ujërat e diskutueshëm.

Më 5 gusht, anijet e rojes bregdetare kineze përdorën ujë me presion kundër anijeve filipinase që po lundronin në këtë korridor, ku mosmarrëveshjet shihen prej kohësh si një pikë e mundshme për tensione mes SHBA-ve dhe Kinës në rajon. Roja bregdetare kineze pranoi se anijet e saj përdorën uje duke shtuar se Pekini do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e tij territorial.

Stërvitja mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Australisë do të përfshijë tre aeroplanmbajtëse dhe helikopterë. Pas stërvitjeve në det të hapur komandantët e tyre do të takohen me homologët filipinas në Manila, thanë për 'Associated Press' dy zyrtarët filipinas që folën në kushte anonimiteti.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë në rajon aeroplanmbajtësen ‘USS America’, Japonia do të dërgojë një nga luftanijet e saj më të mëdha ‘JS Izumo’, ndërsa Marina Mbretërore australiane do të dërgojë ‘HMAS Canberra-n’, e cila mbart helikopterë. Zyrtarët filipinas thanë se stërvitja e përbashkët ishte planifikuar disa muaj më parë.

Filipinet nuk do të jenë pjesë e stërvitjeve të kësaj jave për shkak të kufizimeve logjistike ushtarake, por janë të hapura për të marrë pjesë në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë shprehur mbështetjen e menjëhershme për Filipinet si dhe shqetësimin lidhur me veprimet e Kinës.

Pas incidentit të 5 gushtit, Uashingtoni ripërsëriti paralajmërimin se do të jetë i detyruar të mbrojë aleatin e tij e vjetër, nëse anijet civile apo trupat filipine sulmohen me armë zjarri në Detin e Kinës Jugore./VOA

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit