SHBA, kalon buxheti 1.1 trilion
$, shmanget dështimi i qeverisë

SHBA - Në përballje me një dështim të mundshëm të qeverisë në miratimin e buxhetit, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka arritur të miratojë vetëm pak orë përpara përfundimit të afatit buxhetin në shifrën 1.1 trilion dollarë.

Me një shumicë të ngushtë 219-206, Shtëpia e Bardhë ka miratuar projektligjin, i cili do të financojë shumicën e dikastereve qeveritare deri në shtator të vitit 2015. Paketa e shpenzimeve ishte në qendër të një debati në Kongres, e cila i dha fund një nga periudhave më të polarizuara në Uashington.

Shumë konservatorë e kundërshtuan atë me qëllim bllokimin e reformës së emigracionit të Obamës, e cila lejon milion emigrantë të qëndrojnë në SHBA. Nga ana tjetër pati edhe kundërshtime nga demokratët por, Obama dhe administrata e tij arritën t’i bindnin në një fushatë të minutës së fundit.

Përpjekjet për të votuar buxhetin shënuan një moment të rrallë të bashkëpunimit mes Obamës dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, i cili në të njëjtën kohë punoi për të bindur republikanët konservatorë të votonin buxhetin.

Në fund, 67 republikanë votuan kundër, me qëllim ndalimin e urdhrit ekzekutiv të Obamës për emigracionin. Por kjo u kompensua nga 57 demokratët që e mbështetën atë. Vetëm pak orë më vonë, i lehtësuar nga votimi, kreu i republikanëve John Boehner tha:

“Sonte puna ime është të them: Faleminderit dhe Gëzuar Krishtlindjet”. Sipas rregullave, tashmë buxheti duhet të miratohet edhe nga Senati përpara se të dërgohet për t’u firmosur nga Obama.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit