SHBA/ Kandidatët për zv.president Tim Walz dhe J.D. Vance do të përballen në debat më 1 tetor

SHBA/ Kandidatët për zv.president Tim Walz dhe J.D. Vance do të përballen në debat më 1 tetor

J.D. Vance dhe Tim Walz

Kandidatët për nënpresidentë në Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të përballen në një debat, që do të organizohet nga CBS News më 1 tetor.

CBS njoftoi se u kishte ofruar katër debate potenciale në shtator dhe tetor, guvernatorit demokrat të Minesotës, Tim Walz, dhe senatorit republikan të Ohajos, J.D Vance.

“Shihemi më 1 tetor, J.D”, shkroi Walz në X, para se fushata e kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, zyrtarisht të konfirmonte se Walz ka pranuar që të marrë pjesë në këtë debat.

Vance tha po ashtu se ka pranuar debatin e 1 tetorit, duke sugjeruar se CNN ka ofruar mbajtjen e një debati më herët, më 18 shtator.

Vance tha se “ky nuk do të jetë si debatet e tjera të rreme... ku nuk ka publik”, sikurse ai që u zhvillua më 27 qershor mes presidentit Joe Biden, dhe kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Ndërkaq, Harris dhe Trump pritet të marrin pjesë në debatin e 10 shtatorit, që do të organizohet nga ABC News.

Harris hyri më vonë në garën për Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti Biden u tërhoq nga kandidimi edhe për një mandat presidencial, për shkak të shqetësimeve për moshën e tij dhe rënies së mbështetjes për të. Pas tërheqjes, ai mbështeti Harrisin për kandidaten e demokratëve për zgjedhjet e 5 nëntorit./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Videolajm/ Stuhia e fortë godet Spanjën, jahtet përplasen me shkëmbinjtë

Videolajm/ Stuhia e fortë godet Spanjën, jahtet përplasen me shkëmbinjtë