Spanjë-Ishujt Balearik, veçanërisht Formentera dhe Ibiza në Spanjë u goditën të mërkurën e 14 gushtit nga shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e forta.
Nga pamjet e publikuara shohim se si pasojë e motit të keq dhjetra varka dhe jahte janë përmbysur, ndërsa disa të tjera janë përplasur me shkëmbunjtë e vegjël që ndodhen aty pranë.
Disa fluturime për në Ibiza dhe Palma de Mallorca u anuluan kurse Porti i La Savina u mbyll për rreth një orë për shkak të erës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sipas zyrtarëve lokalë, një varkë me vela u fundos në Cala Saona dhe fatmirësisht anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, raporton La Repubblica.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)