Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund zbatimin e reformës së re në drejtësi dhe vendosjen e të korruptuarve para ligjit. Zv/ shefi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.
"...jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni.
Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju" deklaroi ai gjatë një aktiviteti të USAID-it në Tiranë.
Por zyrtari i lartë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë kishte edhe një këshillë për qeverinë shqiptare. "Donatorët nuk do të dhurojnë përgjithmonë. Sfida e Qeverisë së Shqipërisë do të jetë mobilizimi gjithnjë e më i madh i burimeve të saj kombëtare për të përparuar këto synime të rëndësishme zhvillimi.
Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë e Shqipërisë për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni në një të ardhme më të ndritshme për Shqipërinë. Kështu bëjmë ne, dhe ne do të vazhdojmë të jemi partneri juaj ndërsa realizoni atë qëllim" përfundoi ai.
-
Këta të ambasadës rinë rinë dhe ia futin nga një pordhe të jenë brenda. Duket qe nuk e kanë idenë e Shqipërisë e kujtojnë s ebota rrotullohet reth Amerikës.
Përgjigju -
Likeshtë si të kërkosh hajdutin të mos vjedh apo mos të lejojë hajdutët e tjerë të vjedhin! Donald Lu përsëriti "peshqit e mëdhenj" në çdo rast. Ai ishte i saktë dhe ishin "peshqit e mëdhenj" që lindin mijëra "vezë të kalbura". Merre fillimisht me peshq të mëdhenj mikun tim. Pjesa tjetër do të ndryshojë më shpejt.
Përgjigju -
BRAVO AMERIKA TEK JU E KEMI SHPRESEN,,MEZI PO PRESIM QE TE ARRESTONI SALIUN,ILIRIN,BASHEN,,KRYEMADHIN,,,,SE PER GJYQTARET TANE ESHTE NORMALE TE VRASESH 10 VETE DHE TE LIROHESH NGA SALLA E GJYQIT...//
Përgjigju -
Zoteri!Fjalet i keni te bukura por mos harroni se korrupsjoni shqiptar nuk eshte si te tjeret.Ai e ka zaptuar trupin e shqiperise si kancer i pasherueshem.Dhe mos harroni se nuk jane vetem njemije vete,as dhjete mije as njeqindmije por jane me qindra mijera te korruptuar qe ka prodhuar ky vend prej 29 vjetesh!
Përgjigju -
Shpresojme tu vije fundi gjakpirsve te popullit shqiptar
Përgjigju -
Po hë pra kur do ta shofim KRYKRIMINELIN malok në pranga. E aty do shofim si do ta boj fytyrën qeni malok.
Përgjigju









Komente
Komento