Zv/ kryeministri Erion Braçe deklaroi në konferencën përmbyllëse të projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore 2012 – 2019 se Shqipëria duhet të qëndrojë fort në kursin e reformave, sidomos asaj në drejtësi, pasi është kyçi i të gjithë të tjerave.
Braçe tha se presionet, sulmet e politikanëve të përjetshëm e me pushtet po të tillë, të paprekshëm, biznesmenëve me ta, të fuqizuar prej tyre nuk duhet të ndryshojnë reformën, nuk duhet të ndalin vetingun.
"Ne duhet të qëndrojmë fort në kursin e reformave, të marrim rezultate prej tyre për qytetarët tanë, dhe duhet t’i marrim shpejt. Reforma Administrative ka shkëlqimin e saj, do dukej edhe më shumë, me e prej reformës në Drejtësi.
Çdo reformë pa Drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale është e cungët, vë në rrezik rezultatet e saj. Duhet të qëndrojmë fort në kursin e reformës së Drejtësisë. Pa ndryshuar dhe deformuar kornizën e saj kushtetuese, ligjore të miratuar e njohur ndërkombëtarisht.
Presionet, sulmet e politikanëve të përjetshëm e me pushtet po të tillë, të paprekshëm, biznesmenëve me ta, të fuqizuar prej tyre, bërë edhe këta të paprekshëm, kriminelëve të rëndësishëm për shkak të organizatave të tyre e për shkak të fuqisë ekonomike, lidhjeve me politikën, nuk duhet të ndryshojnë reformën, nuk duhet të ndalin vetingun, nuk duhet të pengojnë ndërtimin e institucioneve të drejtësisë së re, profesionale, të pavarura, të pastra, si një garanci për qytetarët, organizatat politike, organizatat e biznesit, si garanci që institucionet do udhëhiqen veç nga ligji, nderi e dinjiteti.
Nuk duhet të vonojmë drejtësinë për gjithkënd, veçanërisht për ata që përfshihen në korrupsion e krim, nga pozitat më të larta të pushtetit politik dhe ekonomik, duhen ndëshkuar fort e shkurajuar imunitetet përballë ligjit e duke e shkelur atë.
Duhet të përmbushim konkretisht e me shembuj të qartë nga politika e pistë, biznesi klientelist e krimi i organizuar, pritshmëritë e shqiptarëve të zakonshëm të dhunuar prej tyre e që kërkojnë drejtësi të barabartë për të pushtetshmit" tha ai. I pranishëm në këtë aktivitet zv/ shefi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.
Lajm i mire Berish Medi Bashe Meta e Kompani ne te Theodhoriut shkofshin
Përgjigju