SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij

SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij

Donald Trump

Autoritetet federale kanë arrestuar një burrë nga Arizona, i cili dyshohet se ka postuar video online ku kërcënonte të vriste presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe familjen e tij.

Sipas dokumenteve të akuzës, Manuel Tamayo-Torres kishte postuar në Facebook një sërë videosh gjatë muajve të fundit, ku bënte pretendime të çuditshme për Trump-in. Ai gjithashtu shihej duke mbajtur një pushkë të tipit AR-15 dhe armë të tjera. Në gusht, ai regjistroi udhëtimin e tij në një arenë në Glendale, Arizona, ku Trump po zhvillonte një tubim elektoral.

Edhe pse dokumentet e akuzës e përmendin Trump-in si “Individi 1”, ato tregojnë se Tamayo-Torres kishte bërë “kërcënime të paqarta, por të drejtpërdrejta” ndaj “presidentit të zgjedhur”. Burime të njohura me hetimin konfirmuan se kërcënimet kishin si shënjestër Trump-in. Në një video të postuar të enjten, Tamayo-Torres thuhet se ka thënë: “Do të vdesësh, djali yt do të vdesë, e gjithë familja jote do të vdesë… Do të të bëj një vrimë në fytyrë.”

Kjo ishte vetëm një nga shumë video të tjera plot sharje dhe deklarata të çrregullta që ai kishte postuar “pothuajse çdo ditë” kohët e fundit, duke pretenduar se “Individi 1” kishte rrëmbyer dhe trafikuar seksualisht fëmijët e tij.

Nuk dihet nëse Tamayo-Torres ka vërtet fëmijë.

Në fillim të nëntorit, Tamayo-Torres dyshohet se kishte postuar një video duke kërcënuar “Individin 1”, duke mbajtur në dorë një pushkë të bardhë të tipit AR-15 me një karikator 30-fishekësh, sipas dokumenteve të akuzës.

Në një video tjetër, të postuar më 23 gusht nga Desert Diamond Arena në Glendale, Arizona, Tamayo-Torres pretendonte se kishte parë “Individin 1” dhe Shërbimin Sekret të rrëmbenin vajzën e tij, në të njëjtën ditë kur Trump mbante një tubim atje. Videoja u postua më 23 gusht nga Desert Diamond Arena në Glendale, Arizona, ku Trump po mbante një tubim fushate atë ditë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar