Presidenti Donald Trump duket i vendosur që Groenlanda të bëhet pjëse territoriale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mos përjashtuar edhe përdorimin e forcës ushtarake për përvetësimin e ishullit që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.
Live nga Londra, ish-gazetari i BBC Arben Manaj tha në emisionin “Bota Report” me Denis Mingën në Report Tv që është çështje kohe që amerikanët të shtojnë praninë e tyre në Groenlandë.
“Po jetojmë në një periudhë të pazakontë, të paprecedentë dhe të paparashikueshme. Ajo çfarë po ndodh aktualisht është një shenjë dëshpërimi të madh politik, e një realiteti që ka qenë ndoshta i paimagjinueshëm 5 ose 10 vite më përpara. Mesa duket administrata e Trump ia ka vënë syrin fuqishëm Groenlandës dhe besoj që do të jetë çështje kohe që amerikanët të mund të vendosen akoma më fuqishëm ushtarakisht në këtë ishull të Arktikut që është një territor që ndodhet momentalisht në gjysëm kontroll të Mbretërisë së Danimarkës. Ajo që shohim aktualisht është një dëshpërim i anëtarëve të tjerë të NATO-s. Bëhet fjalë për shtete si Gjermania, Franca, Suedia, Finlanda e kështu me radhë, edhe pse ndonjë prej këtyre është shtet i ri anëtar pas agresionit rus. Ndërsa Britania e Madhe nuk është kaq e angazhuar në këtë ndërmarrje, do të dërgojë vetëm një oficer të vet“,- tha Manaj.
“Unë mendoj që nëse amerikanët do të ndërhynin ushtarakisht për të marrë Groenlandë, do ishte në një farë mënyrë kalim i rubikonit. Kjo do të sillte në një farë mënyre tjetërsim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Europën. Ndoshta shkërmoqjen totale të NATO-s. Për sy e faqe ajo mund të ekzistojë, por në realitet do humbasë komplet besimi te aleanca, dhe do të provohet edhe një herë ajo mantra në marrëdhëniet ndërkombëtare që nuk aleanca të përjetshme, ka vetëm interesa të përjetshme. Mendoj që në realitet, argumentet që parashtrohen nga zoti Trump nuk qëndrojnë aq shumë, që Kina dhe Rusia duan të marrin Groenlandën, se nëse do të kishte diçka të tillë, do të aktivizonte artikullin 8 të NATO-s“,- tha Qirjazi.
“Mund të jetë zhvendosja e vëmendjes nga problematikat e brendshme që ka zoti Trump, që aktualisht një pjesë e madhe e kongresmenëve janë duke thirrur një impechment të radhës ndaj zotit Trump. Hapja e dosjes së Jeffrey Epstein, që është një skandal që ka përfshirë jo vetëm zotin Trump por edhe elita të tjera botërore“,- tha Qirjazi.
Komente







