SHBA – Këshilli i Sigurimit autorizon të gjitha masat e nevojshme kundër Shtetit Islamik

/ATSH-AFP/ - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi me unanimitet një rezolutë franceze që mundëson marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, një javë pas atentateve që shkaktuan 130 të vdekur në Paris.
Rezoluta u kërkon shteteve, që janë në gjendje për ta bërë këtë, të marrin të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë me kartën e OKB-së (..) në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik në Siri dhe në Irak.
Vendet janë ftuar të dyfishojnë përpjekjet dhe të koordinojnë iniciativat e tyre me qëllim për të parandaluar dhe frenuar aktet terroriste të kryera specifikisht nga Shteti Islamik, si dhe nga grupet e tjera ekstremiste pjesë të Al-Kaedës.
Këshilli i Sigurimit e cilësoi Shtetin Islamik si kërcënim botëror dhe të pazakontë kundër paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe shprehet i vendosur për të luftuar me çdo mjet këtë kërcënim.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius përshëndeti në një komunikatë një tekst që amplifikon luftën kundër ISIS.
"Është e rëndësishme tashmë që të gjitha shtetet të angazhohen konkretisht në këtë luftë, nëse bëhet fjalë për veprim ushtarak, gjetjen e zgjidhjeve politike apo luftën kundër financimit të terrorizmit", theksoi ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai