Presidenti amerikan Barak Obama ka konfirmuar vrasjen e gazetarit James Foley nga xhihadistët e ISIS. Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se e gjithë bota është e tronditur nga video e transmetuar për vrasjen e gazetarit. Presidenti amerikan e ka dënuar vrasjen e gazetarit amerikan në Siri nga militantët e Shtetit Islamik, ndërsa këta të fundit i ka quajtur “kancer”.
Ai tha se SHBA do të vazhdojë sulmet në Irak, ndërsa paralajmëroi se nuk ka mëshira për ata që prekin amerikanët. Presidenti amerikan ka thënë se e ka telefonuar familjen e Foleyt të cilës i ka shprehur ngushllime.
Shteti Islamik, që së fundi ka pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri, e ka publikuar videon si masë paralajmëruese për Vashingtonin, ndërsa Obama ka thënë se SHBA-të do të bëjnë çmos “të mbrojmë njerëzit tanë”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com