Koreja e Veriut po ndërton raketa të tjera balistike, sipas Washington Post. Zyrtarë amerikanë i thanë gazetës se saletitët spiunë kishin vërejtur aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar raketa balistike.
Presidenti Donald Trump takoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në qershor. Trump tha pas takimit se Koreja e Veriut "nuk ishte më një kërcënim bërthamor".
Zyrtarët thanë se Koreja e Veriut po ndërtonte një ose dy raketa të reja balistike ndërkontinentale me karburant të lëngshëm (ICBMs) në objektin Sanumdong pranë kryeqytetit, Phenian. Fabrika është e njohur pasi mendohet se ka prodhuar Hëasong-15, ICBM e parë Koreane e Veriut e aftë për të arritur deri në SHBA.
Çfarë u ra dakord në Samitin e Singaporit?
Koreja e Veriut ka kryer gjithsej gjashtë teste bërthamore, më të fundit u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar. Në dy vitet e fundit ka përparuar shpejt programin e tij bërthamor.
Por në takimin e tyre historik në Singapor, Trump dhe Kim u pajtuan që të punojnë drejt "denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean".