UASHINGTON, 20 gusht /ATSH-AFP/ - Muaji korrik dhe shtatë muajt e parë të vitit 2015 kanë qënë më të nxehtët të regjistruar në sipërfaqen e globit që prej zbulimit të temperaturave në vitin 1880, njoftoi sot Agjencia amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
"Jo vetëm muaji korrik ka thyer rekordin e nxehtësisë në Tokë për këtë muaj që prej më shumë se një shekulli, por temperatura ka qenë gjithashtu shumë e lartë edhe për shtatë muajt e parë të vitit 2015 që prej zbulimit të temperaturave në vitin 1880", nënvizoi NOAA në një komunikatë.
Temperatura mesatare e kombinuar në sipërfaqen e Tokës dhe oqeaneve në muajin korrik 2015 është regjistruar 0,81 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të 20 (15,8gradë Celsius), duke kaluar me 0,08 gradë rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik 1998./
/ec/












