SHBA - Kupola e Capitol Hill, së shpejti do t’i nënshtrohet një restaurimi. Punimet do të fillojnë në nëntor dhe do të kushtojë 60 milionë dollarë. Kupola është 150 vjeçare dhe nuk është restauruar plotësisht që prej vitit 1960.

Zyrtaret thanë se megjithëse do të ngrihet një skelë e lartë për të kryer punimet, punimet legjislative dhe vizitat e turistëve do të vazhdojnë. Arkitekti i saj, Stephen Ayers tha se megjithëse ajo dukej e mahnitshme, koha dhe moti kishin pasur ndikimin e tyre mbi të.

Një kontraktues i pavarur u zgjodh për të kryer restaurimin dhe do të punojë kryesisht gjatë natës dhe fundjavave. Punimet në kupolën e Capitol Hill do të zgjasin rreth 2 vjet dhe do të riparohen më shumë se 1 mijë të plasaritura në të.

Godina vizitohet nga rreth 3 milionë vizitorë çdo vit.

(v.gj/shqiptarja.com)