SHBA: Leja prindërore nuk duhet ta shmangë gjyqtarin Gjin Gjoni nga Vettingu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë sot mesazhe të forta për Vettingun në drejtësi, por edhe politikanët e korruptuar, duke paralajmëruar fundin e tyre të shpejtë. Zëvendësambasadori në detyrë, Daniel Koski, ka deklaruar prerë se SHBA do të vazhdojë të mbrojë shtetin ligjor në mënyrë të pathyeshme, duke shtuar se do të qëndrojë bindshëm kundër zyrtarëve të korruptuar, që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake.

Zv/ambasadori amerikan iu referua rastit të gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili në prag të nënshtrimit të procesit të Vettingut, mori nga KLD leje prindërore 2-vjeçare për të qenë pranë bashkëshortes së tij në Gjermani. I pranishëm në një ceremoni në Universitetin e Drejtësisë, zv.ambasadori u shpreh qartë se leja e marrë nga gjyqtari i Apelit të Tiranës nuk duhet ta shpëtojë atë nga Vettingu. 

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.

Zëvendësambasadori i SHBA, Daniel Koski

Fjala e plotë e zv.ambasadorit në detyrë:

Është nder që jam sot me ju. Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i përgëzoj të gjithë të diplomuarit e sotëm për arritjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju uroj të gjithëve shumë suksese!

Shpresoj të flas shkurt, prandaj më lejoni të ndaj tri mesazhe të thjeshta me ju:

Së pari, arsimimi juaj vjen me shumë përgjegjësi. Jo të gjithë ju do ta praktikoni jurisprudencën. Por, të gjithë keni përgjegjësinë t’i shërbeni profesionit tuaj me nder.  Si dhe, të gjithë keni përgjegjësinë ta përdorni arsimimin tuaj për të bërë më mirë dhe për të qenë më mirë. Nuk ka justifikime.

Për juristët e ardhshëm këtu: ju keni përgjegjësinë të kontribuoni për një sistem drejtësie që mban premtimin e bërë për drejtësi dhe paanshmëri për të gjithë shqiptarët. Udhëhiqni me nder dhe integritet. Jini të moralshëm, dhe të drejtë, dhe të ndershëm, dhe etikë. Refuzojeni korrupsionin në të gjitha format e tij. Kjo është mundësia juaj për të udhëhequr drejt të mirës më të madhe. Bëhuni drejtues që brezat e ardhshëm të Shqipërisë mund ta respektojnë.

Mesazhi numër dy, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin. Amerika do të qëndrojë krah çdo personi që angazhohet për ndërtimin e një Shqipërie që është e drejtë dhe e lirë – për të gjithë shqiptarët.  Pavarësisht profesioneve tuaja apo politikave tuaja.  Nëse qëndroni për drejtësinë, ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojmë krah jush. Për të gjithë ata që do të bëhen juristë, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë për aq kohë sa kontribuoni për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik. Përkushtimi ynë ndaj këtyre parimeve dhe atyre që i mbrojnë ato, nuk do të lëkundet dhe nuk do të dobësohet kurrë.  Jua premtojmë këtë!

Mesazhi i tretë, vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme.  Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin.  Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë. Sërish ju përgëzoj për arritjet tuaja. Tani është koha juaj ta drejtoni vendin tuaj të shkëlqyer me nder dhe integritet. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 26/10/2018 08:41

    e turpshme sesi ky kriminel i shpeton gjthm drejtesise! eshte i mbrojtur nga te gjitha krahet, ky e shume te tjere!!!

    Përgjigju
  • Shqiptari qe do shtet: 25/10/2018 21:23

    Faleminderit juve,Z.Lu,stafit tuaj dhe Amerikes per kontributin qe keni dhene dhe forcen qe ushtroni per te futur keta shtetar dhe drejtesi te cthurur ne daren e ligjit o mik i madh.Mirenjohje te perjetshme dhe Ju bekofte ZOTI.

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 25/10/2018 20:21

    O lul shal ngjitmi kriminel dhe ky zëvëndës ambasadori i SHBA është oligark është i koruptuar vetëm xhin gjoni jot është qelibar o luli k-r. A e kupton o lul se sa i pa aft je ti në politik po bëhu mor bul njër të vetme bur e jep dorheqjen e lërja stafetën një njeriu të ri e të mir . Largohu për të mirën e Shqipris.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave