SHBA - Një student i sapo diplomuar në Universitetin e Uashington-it ka projektuar një lente mikroskopike, e cila mund t'i vendoset një celulari smartphone te pjesa e kameras dhe arrin që të bëjë zoom 15 herë deri në 60 herë, ose më saktë deri në nivele mikroskopike.
Kjo lente është e përbërë nga një silikon dhe mund të vendoset tek celulari smartphone pa asnjë ngjitës ekstra dhe që kushton vetëm 8 euro.
Lentja u krijua nga 22-vjeçari Thomas Larson, i cili filloi të punonte për shpikjen e mikro kameras kur filloi të studionte inxhinieri mekanike në Universitetin e Uashington-it.

(Foto: Lentja mikroskopike e shpikur nga 22-vjeçari Thomas Larson)
Larson kishte nisur një projekt për të mbledhur fonde dhe arriti që të mbledhë më shumë se 68 mijë dollarë për iniciativën e tij.
Lentja mikroskopike është e përbërë nga një material ngjitës dhe mund të lahet duke përdorur sapun dhe ujë, por pa dëmtuar cilësinë e tij ngjitëse.
Sipas 22-vjeçarit, ajo nuk mund të gërvishtet lehtë. Ai beson se një mikroskop i lirë i këtij lloji nuk mund të përdoret vetëm për argëtim, por edhe për parandalimin e sëmundjeve në botë.
Larson rekomandon se mikroskopi mund të përdoret në një aparat smartphone me kamera 5MP ose me rezolucion më të lartë.
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com