SHBA letër Kosovës: E pabesueshme që po injoroni këshillën tonë për taksën doganore ndaj Serbisë

Përfaqësuesit e lartë të Kosovës kanë pranuar një letër nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Në letrën të cilën e kanë nënshkruar, Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, Ndihmëssekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth, thuhet se pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e tarifës, kanë vendosur që të ndërmarrin hapa “për të shprehur shqetësimin tonë, përfshirë edhe partneritetin tonë në fushën e sigurisë”. “Si fillim, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë.

Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë”, thuhet në letër. Zyrtarët amerikanë, në letrën që i kanë dërguar presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinja, thonë se “është e pabesueshme” që Kosova po injoron këshillën e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e taksës doganore. “Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar së bashku për vite të tëra për të ndërtuar të ardhmen, për popullin e Kosovës që të jetojë ashtu si ka zgjedhur, në paqe”.

“Është e pabesueshme që pas gjithë asaj që kemi bërë së bashku, Kosova vlerëson miqësinë tonë kaq ulët, aq sa të injorojë këshillën tonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojë të jenë të gatshme të ndihmojë dhe të përkrahin Kosovën që të arrijë një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të përqendrohej në njohje reciproke, që do të ishte afatgjatë, e zbatueshme dhe do të përfitonin të dyja palët. Për 20 vjet ky ka qenë një qëllim i pamundur.

Edhe pse ende ka vështirësi, kjo rrugë duhet të ndërmerret për të pasur siguri dhe prosperitet”, thuhet në letër. Sipas Palmer, Cooper dhe Earth, vazhdimi i dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vazhdojë pa pezullimin e tarifës. Ata thonë, se pa një vendim të tillë, raportet SHBA-Kosovë, nuk mund të rikthehen ashtu siç kanë qenë. “Qëllimi ynë është që të shohim se Serbia, por edhe Kosova, veprojnë përgjegjshëm që dialogu t’i kthehet normalitetit. Hapi i parë drejt kësaj është pezullimi i tarifave. Derisa nuk e keni bërë një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet ashtu siç i kemi pasur”, thuhet në fund të letrës.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë taksën, e cila është vendosur nëntorin e vitit të kaluar. Për një pezullim prej 120 ditësh është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po ashtu ka kërkuar pezullimin e kësaj mase. Por, kryeministri, Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh shtetin e Kosovës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fckTrump: 12/02/2019 20:14

    Felliqesirat Putiniane kane zaptuar shtepine e bardhe. Fatkeqessht keto jane pasojat per Kosoven. Thaci po i perkulet lobistit serb Bolton. Nuk ka arsye pse Thaci duhet te ngutet te beje marreveshje me serbine tani qe Trump eshte president.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja