SHBA - Hetuesit kanë publikuar fotot e para të maniakut, i cili po mban peng që prej 4 ditësh në një bunker, Ethanin, një fëmijë pesë vjeçar, në një zonë rurale në jug të Alabamës të SHBA.

Pengmarrësi quhet Jimmy Lee Dykes (foto), një ish-veteran i luftë së Vietnamit, i cili për më shumë se 60 orë po mban fëmijën peng. Ngjarja ka nisur të martën mbrëma, në kohën kur sulmuesi ka hipur në autobusin me 21 nxënës shkolle, ku ka vrarë shoferin dhe më pas ka marrë peng djaloshin 5-vjeçar.

Të mërkurën ai duhej të paraqitej në një proces gjyqësor për t’u përgjigjur lidhur me të shtënat në drejtim të fqinjëve të tij, që kanë pasuar shkak një zënke banale. Ai është përshkruar nga fqinjët e tij si një person që urren autoritet dhe qeverinë.

Policia dhe negociatorët kanë rrethuar pronën e sulmuesit në Midland City, në përpjekje për të shpëtuar vogëlushin. Nga raportimet thuhet se fëmija i cili është autik, është mirë dhe kërkon vazhdimisht prindërit e tij.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)