SHBA,mbyllet debati i fundit
fituese Clinton/ 'Bomba e Trump'

SHBA,mbyllet debati i fundit<br />fituese Clinton/ 'Bomba e Trump'
“Të pranoj rezultatin nëse fiton Clinton, nuk e di do të shoh. Do t’ju mbaj pezull” është kjo deklarata shokuese që kandidati republikan Donald Trump dha në debatin e fundit televiziv i cili rezultoi sërish një show i mbushur me akuza dhe polemika mes dy kandidatëve.
 
E para herë në historinë amerikanë që një kandidat vë në dyshim sistemin elektoral dhe demokracinë e vendit. Por këto zgjedhje nuk kanë rezultuar aspak normale që në nisje të tyre. E sikurse në debatet e mëparshme sondazhet nxjerrin fituese demokraten Hillary Clinton me 52% të mbështetjes.
 
Shpesh herë gjatë debatit manjati i pasurive të paluajtshme përsërit se zgjedhjet elektorale janë të manipuluara e për shkak të skandalit të emaileve Hillary Clinton nuk duhet as të kandidonte.
 
Sigurisht që Hillary Clinton do të mbrohej duke sulmuar rivalin dhe duke e konsideruar si kandidatin më të rrezikshëm në historinë 240-vjeçare të demokracisë amerikane.

Në debatin e fundit presidencial u fola pak për të gjitha, duke nisur nga, çështjet e abortit,armët emigracioni, ekonomia, gjykata e lartë , politika e jashtme dhe sigurisht skandalet seksuale. Edhe një herë manjati përsëriti mendimet e tij kundra emigrantëve duke thënë se do të ndërtojë një mur për të lënë jashtë të gjithë përdoruesit e drogës. Më e qetë ishte në këtë pikë Clinton e cila konfirmoi se do ta riformojë emigracionin por jo duke ndërtuar mure. 

Çështja e parë: Aborti,armët, gjykata e lartë
Tema e parë e cila hapi debatin mes dy kandidatëve ishte gjykata e lartë.  Trump mbrojti të drejtën  për të patur armë por u doli hapur abortit. Ndërsa rivalja e tij mbrojti të drejtën e  grave për të abortuar dhe të drejtën për të zgjedhur. Dhe sipas CNN kjo është një pikë që do e ndihmojë ish sekretaren e shtetit
 
Kontrolli në kufij, emigracioni
Sërish mbi emigracioni republikani përsëriti nevojën për kontrolle të ashpra në kufij.  Clinton e sulmoi duke u shprehur se gjatë vizitës në Meksikë, Trump nuk kish guximin për të folur për nërtimin e murit. Demokratja përmendi rastin e një vajze e cila kish frikë se prindërit e saj dy emnigrantë klandestinë do të ktheheshin mbrapa. E në këtë pikë Clinton premtoi se në 60 ditët e para të qeverisjes do të prezontonte një ligj mbi emigracionin.

Akuzat për ngacmim seksual
Kandidati republikan i hodhi poshtë përsëri akuzat se kishte ngacmuar disa gra. Ai tha se nuk “i kishte kërkuar falje as gruas së tij”. Ky pohim bie ndesh me një intervistë të bashkëshortes së tij Melania, ku ajo thotë se ai kishte kërkuar ndjesë.Clinton akuzoi  Trump se kishte vënë në shënjestër “dinjitetin dhe vetëbesimin” e grave dhe se të gjitha gratë e kuptojnë se çfarë ndjesie shkakton një gjë e tillë.Nga ana e tij Trump e akuzoi  Clinton se nuk ishte një përkrahëse e vërtetë e të drejtave të grave.
 

 Ekonomia
Sipas disa komentuesve planet e Trump për ekonominë mund të rrisin borxhin public dhe sipas tyre  projekti  i Trump me  NAFTA, marrëveshjen e lirë me Amerikën Veriore do të kishte pasoja të rënda. Sa i përket ekonomisë edhe Clinton lujati kartën e saj duke thënë se Trump u ka dhënë punë kinezëve dhe jo amerikanëve.


 
Asgjë e përbashkët mes dy kandidatëve dhe sigurisht politika e jashtme është një nga pikat që edhe në debatet e mëparshme ka shkaktuar përplasje. Sërish në skenë përmendet emri i presidentit Vladimir Putin ku ish sekretarja e shtetit e cilëson Trump një kukull të kreut të Kremlinit. 

[gallery]19196[/gallery]
“Trump është kandidati më i rrezikshëm në historinë amerikane. Pas Ëikileaks janë rusët,Trump do të jetë kukulla e Putin. Atij i pëlqen të ketë një buratin.”

I menjëhershëm reagimi i Trump i cili thotë se nuk e njeh Putin por do të ishte diçka pozitive nëse marrëdhëniet me Rusinë do të ishin të mira. E sa i përket skandaleve të fundit seksuale edhe një herë kandidati republikan mbron idenë se të gjitha ishin akuza false. E ndërsa Trump thotë se ai i respekton gratë në sallë nisin të qeshurat. 

Nëse në debatet e ardhshme kishte një shtrëngim duarsh, në Las Vegas një gjë e tillë mungoi. Zgjedhjet e 8 nëntorit mesa duket do të jenë një surprizë siç ishte dhe vetë kjo fushatë persidenciale.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve