SHBA-Meksikë, sfida në fushë
duke menduar për murin e Trump

SHBA-Meksikë, sfida në fushë<br />duke menduar për murin e Trump
Shaka e futbollit, shaka e fatit. Pak orë pas zgjedhjes së Donald Trump si president, kombëtarja e Amerikës do të përballet me Meksikën në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e botërorit "Rusi 2018" të shtunën në 1:45 me orën tonë.
 
Pavarësisht se trajnerët dhe lojtarët kanë dashur të mos bëjnë një lexim politik të sfidës dueli shihet nga shumë njerëz si një paralajmërim i marrëdhënieve të ardhshme midis dy vendeve.
 
Gjatë fushatës zgjedhore Trump ka deklaruar se nëse zgjidhet president do të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën për të frenuar mbërritjen e pakontrolluar të fqinjëve në SHBA.
 
Sfida do të luhet në “Mapfre Stadium”, stadiumi i vjetër “Columbus Crew Stadium” ku skuadra vendase ka fituar me rezultatin 2:0 në katër takimet e fundit. Në Meksikë quhet “Mallkimi i Columbus”.

Një tjetër kuriozitet, stadiumi gjendet në Ohajo, një nga shtetet kyçe për fitoren e Trump. Një tjetër tullë në mur.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes