Shtetet e Bashkaura të Amerikës po marrin masa ndaj gjyqtarëve të korruptuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu, në përgjigje të një qytetari.
Pyetja e Glorjan Jahjaj-Përshëndetje zoti ambasador, faleminderit që na dhatë mundësinë të kemi shancin të komunikojmë me juve dhe kisha këtë pyetje. Kur juve e dini shumë mirë dhe SHBA e di shumë mirë që politikanët tanë janë kaq të korruptuar pse nuk ndërhyni drejtpërdrejt në ta?
“Korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA –së në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona. Së bashku edhe me shoqërinë civile...Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa kriminelë nga zgjedhjet. Disa të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale. Ne gjithashtu mbështesim ligjin e dekriminalizimit. Së fundmi qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin,” u përgjigj ambasadori Lu.
Sa i përket emrave të gjyqtarëve, Top Channell shkruan se bëhet fjalë për Gjin Gjonin, i cili pak kohë më parë kishtë aplikuar për vizë, e cila i është refuzuar.
/Shqiptarja.com