SHBA - Një meteor i madh ndriçoi qiellin e Arizonës të martën në mbrëmje pasi shpërtheu kur hyri në atmosferën e Tokës.

Shkëmbi i madh u përshkrua nga dëshmitarët si një ngjyrë portokalli e shdritshme që shpërtheu në qiell. Sipas CNN, edhe në Las Vegas qindra njerëz raportuan se kishin parë një objekt të shndritshëm në horizont.

Tani shkencëtarët janë duke punuar aty ku pjesët e mbetura të meteorit u rrëzuan për të mbledhur monstra dhe për t'i ekzaminuar.

Shpërthimi dhe rrëzimi në Tokë i disa pjesëve të meteorit u filmua nga kamera në makinën e një qytetari. John Duhigg tha se po ngiste makinën kur pa meteorin të shpërthente, që ngjante më shumë si një shi meteorësh.


(v.gj/shqiptarja.com)