Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë

Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë

Foto nga protesta

Mijëra protestues, kryesisht gra, dolën në rrugët e Washington DC të shtunën për të protestuar kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump, dy ditë para inaugurimit të tij. Marshi i Popullit – i njohur më parë si Marshi i Grave – zhvillohet çdo vit që nga viti 2017.

Një koalicion grupesh organizoi këtë lëvizje me synimin e deklaruar për të përballur "Trumpizmin". Protesta më të vogla kundër Trumpit u mbajtën në New York dhe në Seattle, në anën tjetër të vendit.

Protestat përkuan me mbërritjen e Trumpit në kryeqytetin e vendit për një seri aktivitetesh fundjave, para ceremonisë së betimit të tij të hënën.

Marshi i Popullit i së shtunës në Washington DC tërhoqi më pak njerëz se vitet e mëparshme. Organizatorët kishin parashikuar 50,000 pjesëmarrës, por rreth 5,000 u mblodhën. Protestuesit u grumbulluan në tre parqe përpara se të marshonin drejt Memorialit Lincoln për mitingun.

Gratë që u mblodhën në Washington për të marrë pjesë në Marshin e Popullit i thanë BBC-së se kishin motive të ndryshme. Një protestuese, Brooke, tha se donte të tregonte mbështetjen e saj për të drejtën e abortit.

"Nuk jam aspak e lumtur me mënyrën si ka votuar vendi ynë," tha ajo. "Jam shumë e trishtuar që vendi ynë është kthyer drejt një presidenti që na ka dështuar një herë dhe që nuk kemi nominuar një kandidate femër."

Një tjetër grua, Kayla, tha se një përzierje emocionesh e shtyu të dilte në rrugët e kryeqytetit.

"Sinqerisht, jam e zemëruar, jam e trishtuar, jam e mbingarkuar," tha ajo.

Marshi i parë i Popullit u organizua pasi Trump mundi kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton, në vitin 2016.

Lëvizja u përhap përtej kryeqytetit me miliona gra në të gjithë SHBA-në, që mbanin pankarta kundër presidentit republikan. Ndërkohë, Trump mbërriti në Washington DC më vonë të shtunën për të nisur festimet inauguruese me një event privat me fishekzjarre në klubin e tij të golfit në periferi të Virxhinias.

Një tjetër protestuese, Susie, erdhi në Washington posaçërisht për marshin. Susie kujtoi turmat e njerëzve në vitin 2017. Ajo tha se shpresonte që njerëzit të vazhdonin të dilnin në rrugë kundër politikave të Trumpit.

"Këtë herë rreziku është më i madh," tha ajo. "Trump është forcuar. Ai ka klasën e miliarderëve dhe atë të teknologjisë që i përulen."

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse

E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse