SHBA miraton paketën e ndihmës ekonomike, 2 trilionë dollarë për pandeminë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar fondin rreth 2 trilion dollarë për të ndihmuar amerikanët e prekur nga COVID-19.

Paratë do të shkojnë si ndihmë financiare emergjente për familjet, bizneset e vogla dhe qeveritë e shteteve amerikane.

Papunësia nga pandemia është afër 10%, me rreth 10 milion punë të humbura në pandemi. Votimi vjen në të njëjtën javë që SHBA kaloi 500,000 vdekje nga koronavirus. 

Projekt-ligji tashmë do të shkojë në Senat, i cili tashmë ka bllokuar një element kryesor - dyfishimin e pagës minimale të SHBA nga 7.5 në 15 dollarë në orë. Paketa po ashtu kërkon të rrisë vaksinimet, testimet dhe të stabilizojë ekonominë. Kjo paketë është pjesë e planit amerikan të shpëtimit të propozuar dhe mbështetur nga Presidenti Joe Biden për të ndihmuar amerikanët.

Në këtë paketë përfshihet një çek 1.400 dollarë për person për të ndihmuar më shumë se 10 mln të papunë që i humbën vendet e punës në pandemi. Pagesë për prindërit e fëmijëve nën 18 vjeç, për të marrë një vit pagesë mujore, 70 mln dollarë shkojnë për të rritur testimin dhe vaksinimet e COVID si edhe mbështetje financiare për shkollat dhe universitetet, ndihmë për rihapjen e tyre. Do të ketë rante për bizneset e vogla dhe industritë e tjera të synuar, fonde për qeverisjen lokale.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic