SHBA - Moti i keq në SHBA nuk ka ndërmend të ndalojë as për Krishtlindje. Pjesa juglindore e vendit ka regjistruar përmbytje në disa shtete. Ndërkohë në perëndim dhe veriperëndim priten rreshje të reja dëbore.

Por fundjava e kaluar ka shënuar edhe disa viktima nga moti i keq. Të paktën 5 persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në Kentucky, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë gjatë një stuhie në "Mississippi".
 
Ndërkohë në Kanada, më shumë se 350 mijë banorë të Toronto kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një stuhie të fuqishme. Autoritetet lokale e kanë cilësuar si një nga stuhitë më të këqia në historinë e qytetit.

Por kryetari i bashkisë, Rob Ford tha se situata nuk ishte aq e rëndë sa për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)