Ato u bënë të famshme në SHBA, për shkak të jetës së tyre luksoze. Por luksi i tyre ishte i ndërtuar me paratë e drogës. Jonida 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka 26, u arrestuan nga policia të martën pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre ku u gjet drogën, ndërsa këtë të diel dolën para Gjykatës ku u njohën zyrtarisht me akuzën.
Sipas gjykatës, ato janë pjesëmarrëse në trafikun e 20 kilogramë MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland dhe nëse shpallet fajtore ato rrezikojnë të paktën 10 vite burg. Nga shitja e drogës MDMA ato kanë fituar mesatarisht 40.000 dollarë për kg.
Motrat shqiptare, të cilat kanë lindur në vendin tonë, dhe kanë emigruar në SHBA në vitin 2010 bënin një jetë “ekstravagante” me udhëtime në vende si Maimi dhe Los Angelos, kishin makina të shtrenjta dhe apartamente luksoze.
Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhani, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar.
Redaksia online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com