Për herë të parë akademia më prestigjioze ushtarake e Shteteve të Bashkuara “Eest Point “ do të drejtohet nga një komandante grua. Femra e cila ka bërë revolucion në Amerikë është gjeneralja e brigatës Diana Holland , e diplomuar në vitin 1990 në pikërisht në akademinë e famshme ushtarake amerikane. 

Emërimi i saj ka ardhur nga Pentagoni ,i cili vetëm pak ditë më pare kishte marrë vendimin për t’u dhënë mundësinë femrave të konkurronin për të gjitha pozicionet luftarake në forcat e armatosura. 

“Jam e nderuar që do të jem komandantja e ardhshme e trupës së kadetëve amerikane .Është privilegj të jem pjesë e skuadrës që formon komandantët e vendit tone ,”është shprehur Holland. Gjeneralja Holland do ta marrë detyrën më 5 janar.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)