SHBA - Kjo makinë mund të shikojë, dëgjojë, ndjejë dhe nuhas dhe është i aftë që të parandalojë aktivitetin kriminal duke patrulluar në lagjet e qytetit.
Ai është i aftë që nëpërmjet sensorëve dhe telekamerave K5 , të kuptojë nëse dikush do të thyejë ligjin, apo do të bëjë ndonjë krim.
K5 është në gjendje që të shikojë dhe veprojë si natën edhe ditën dhe në kushte të ndryshme meteorologjike. Nëpërmjet syve të tij roboti mund të kuptojë gjeste të veçanta kërcënuese, apo edhe nëse dikush kërkon ndihmë.
Themeluesi i kompanisë, William Santana Li, ka thënë se pasi të dhënat grumbullohen nga roboti, këto të dhëna dërgohen në qendër analizash, ku edhe jepet alarmi mbi mundësinë e kryerjes së një krimi.
Kompanis "Knightscope" është duke e zhvilluar këtë teknologji që të parashikojë dhe parandalojë krimet, pasi krimi sipas tyre është duke pasur ndikim negativ në ekonomi dhe se qëllimi i tyre është që ta përgjysmojë këtë dukuri./Kosovapress/
Redaksia Online
/Shqiptarja.com