Një nga anijet e “flotës hije” që transporton naftë iraniane është ndaluar në Detin Arabik nga një helikopter i Marinës së Shteteve të Bashkuara. Këtë e bën të ditur Komanda Qendrore amerikane në një postim në rrjetet sociale, duke sqaruar se anija tregtare po zbaton urdhrat ushtarakë amerikanë për t’u kthyer në Iran nën shoqërim.
Sevan është një nga 19 anijet e sanksionuara nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve për transportimin e produkteve energjetike iraniane, naftë dhe gaz, përfshirë propanin dhe butanin, me vlerë miliarda dollarë. Komanda Qendrore ka bërë gjithashtu të ditur se që nga fillimi i bllokadës detare janë zmbrapsur 37 anije.
Lajmi kryesor:
Konflikti/ Mosbesim i thellë mes SHBA dhe Iranit, marrëveshja përfundimtare ende ‘në ajër’! Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan









