Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut në SHBA, ka urdhëruar ndalimin e mbledhjes së fondeve nga fondacioni "Donald Trump", në pronësi të kandidatit republikan për President.  

Mediat amerikane theksojnë se shkak për këtë vendim është bërë mungesa e autorizimit të duhur për të kërkuar donacione publike. 

Zëdhënësi i zyrës së Prokurorit ka sqaruar se ka të dhëna që flasin për shkelje dhe për këtë arsye, Prokurori ka urdhëruar bllokimin e aktivitetit për Fondacionin "Donald Trump". "Kur ka prova për shkelje, kemi marrë masa", raportojnë mediat amerikane. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com