Amerikanët dhe rusët 12 orë bisedime mbi Ukrainën në Riad, nesër publikohet deklarata e përbashkët! Trump: Së shpejti firmosim me Kievin marrëveshjen për mineralet e rralla

Amerikanët dhe rusët 12 orë bisedime mbi Ukrainën në Riad, nesër publikohet deklarata e përbashkët! Trump: Së shpejti firmosim me Kievin marrëveshjen për mineralet e rralla

The Ritz-Carlton në Riad, ku po zhvillohen bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë

Bisedimet mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Riad të Arabisë Saudite, për një armëpushim në Ukrainë, kanë përfunduar. Ato zgjatën 12 orë. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Ria Novosti nga Moska, e cila shton se deklarata e përbashkët do të publikohet nesër.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka deklaruar se negociatorët rusë dhe amerikanë në Riad nuk parashikojnë të nënshkruajnë asnjë dokument pas bisedimeve

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump ka bërë me dije se marrëveshja me Kievin për mineralet e rralla është gati, "Do ta nënshkruajmë së shpejti",- tha ai, ndërsa mbrëmjen e djeshme negociatorët amerikanë u takuan me ata Ukrainas, po në Riad.

Më herët, presidenti Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë së cilës ka diskutuar mbi negociatat midis Moskës dhe Uashingtonit për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe për normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane.

“Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbështeti përpjekjet e ndërmarra nga Rusia dhe SHBA, dhe veçanërisht mirëpriti konsultimet midis grupeve të ekspertëve në Riad sot”, tha RIA Novosti.

Në shembullin më të fundit të ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen 175 robër lufte secila më 19 mars. Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se rreth 3,000 robër lufte janë shkëmbyer nga të dy vendet me ndërmjetësimin e tyre.

Nga ana tjetër Kina mohon ekzistencën e bisedimeve të mundshme me Europën për një dërgim të mundshëm të forcave paqeruajtëse në Ukrainë.

"Kjo nuk është aspak e vërtetë," deklaroi prerë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi lajmet e publikuara nga Ëelt am Sonntag, sipas të cilave në Bruksel po zhvillohen bisedime për një pjesëmarrje të mundshme të Kinës në një forcë paqeruajtëse në Ukrainë.

"Pozicioni i Kinës mbi krizën në Ukrainë është i qëndrueshëm dhe i qartë," shtoi zëdhënësi i diplomacisë kineze, e cila nuk e ka dënuar kurrë në mënyrë eksplicite pushtimin rus të Ukrainës.

Kina pretendon "neutralitetin" e saj, megjithëse Moska dhe Pekini kanë theksuar disa herë partneritetin e tyre "pa kufij".

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Trump: Po flasim me Ukrainën për linjat e demarkacionit dhe Zaporizhian

1742055481_donaldtrump.JPG

Donald Trump

"Po flasim për linjat e demarkacionit (territorial), për atë se kush do të ketë pronësinë e centralit bërthamor" të Zaporizhzhias: kështu tha Donald Trump duke folur në Shtëpinë e Bardhë me gazetarët, lidhur me bisedimet mes Uashingtonit dhe Kievit në Riad të Arabisë Saudite.

Ora 17:23
Kreu i delegacionit rus në Riad: Bisedimet me SHBA-në po vazhdojnë në mënyrë kreative

1742833698_GrigoryKarasine1696275086577.jpg

Grigory Karasin

Bisedimet me Shtetet e Bashkuara në Riad po vazhdojnë "në mënyrë kreative". Kështu ka deklaruar, pa specifikuar se çfarë nënkupton me këtë, kreu i delegacionit rus në Arabinë Saudite, Grigory Karasin, për agjencinë e lajmeve Interfax, duke theksuar se të dy ekipet "kuptojnë pozicionet e njëri-tjetrit".

"Është e rëndësishme të ruajmë kontaktet në çdo moment dhe të kuptojmë pikëpamjen e tjetrit. Kjo është e mundur," ka theksuar ai.

Ora 16:12
Rusia bombardon pediatrinë në Ukrainë, plagosen 14 fëmijë

1742829208_1553232659b459aedb6404d6fbbc.jpg

Foto nga vendngjarja

Një sulm me raketa nga Rusia ka goditur një strukturë pediatrike dhe ka plagosur 74 persona, në qytetin verilindor të Sumyt, thanë zyrtarët lokalë. Në mesin e të plagosurve janë 14 fëmijë.

Ndërkohë, Moska dhe Uashingtoni janë të angazhuar në bisedime në Arabinë Saudite për një armëpushim të mundshëm.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH