SHBA - Policia amerikane në Kaliforni është në ndjekje të një ish-oficeri policie, që akuzohet për vrasjen e 3 personave, mes të cilëve edhe kolegun e tij. Vrasësi është identifikuar si Christopher Dorner, 33 vjeç dhe dyshohet si autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve mëngjesin e së enjtes, ndërkohë që raportohet edhe vrasja e një çifti në fundjavë.
Forcat policore, përfshirë grupe speciale janë vendosur në zonën e Big Bear Lake, 128 kilometra në lindje të Los Anxhelosit pasi është gjetur makina e tij e djegur. Autoritetet kanë bërë thirrje banorëvë të zonës të shmangin daljen nga banesat e tyre dhe të kenë kujdes pasi personi në arrati është i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Ndërtesat publike dhe shkollat e zonës janë marrë në mbrotje nga federalët.
33 vjeçari Dorner ishte oficer policie në departamentin e policisë në Los Anxheles nga viti 2005 deri kur u pushua nga puna në vitin 2008, pasi kishte bërë deklarata fallso.
Dorner, akuzon gjithashtu disa oficerë të policisë së Los Anxhelosit për racizëm dhe se janë tallur me Holokaustin.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com