SHBA nis punën për njohjen e
pensioneve me Shqipërinë

SHBA nis punën për njohjen e<br />pensioneve me Shqipërinë
Shtetasve shqiptarë që jetojnë në Amerikë dhe amerikanëve që punojnë në Shqipëri, do tu njihen shumë shpejt vitet e punës në mënyrë të ndërsjellët mes dy vendeve për efekt të pensionit. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurime Shoqërore, Astrit Hado në Komisionin e Politikës së Jashtme. Hado tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e ndërsjellët të kontributeve, dhe për këtë ka filluar puna e shkëmbimit të informacionit dy palësh.

“Dua të vë në dijeni komisionin për një informacion që mund të jetë i vlefshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e kontributeve të shtetasve në mënyrë të ndërsjellët. Ne kemi filluar tashmë shkëmbimin e informacionit teknik dhe sinjalet janë pozitive për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt. Do të ishte një lajm i mirë, pasi dihet që komuniteti shqiptar atje është i konsiderueshëm”-tha Hado. Diskutimi i një çështjeje të ngjashme, për njohjen e pensioneve me Rumaninë u diskutua dhe në Komisionin e Çështjeve Sociale. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurime Shoqërore, Astrit Hado u shpreh se kjo marrëveshje është hartuar në përputhje me rregulloren 83 të Bashkimit Evropian.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Veri Jug' shtegon në 'Stanet e Kaninës' Të dielën ora 13:30 në Report Tv

'Veri Jug' shtegon në 'Stanet e Kaninës' Të dielën ora 13:30 në Report Tv