SHBA, një transgjinor zgjidhet kryetar
bashkie për herë të parë në histori

SHBA, një transgjinor zgjidhet kryetar<br />bashkie për herë të parë në histori
Një transgjinor është zgjedhur si kryetar i bashkisë në një qytet të vogël të Texas, ku sipas raportimeve të mediave lokale, me shumë mundësi është hera e parë në historinë e shtetit që diçka e tillë ndodh.

Jess Herbst, i cili u zgjodh kryetar bashkie i qytetit të Neë Hope, majin e vitit të kaluar, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publike se ai është një transgjinor.

Si kryebashkiaku juaj, duhet tu them diçka që ka qenë me mua që prej kohës që unë kam kujtimin tim të parë në këtë jetë. Unë jam një transgjinor. Vajzat e mija kanë treguar një mbështetje të madhe dhe janë krenare kur u thonë njerëzve se babai i tyre është një transgjinor. Unë do të vazhdoj të jem kryebashkiaku juaj dhe do përpiqem të bëj më të mirën timë”, shkruan ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Jess Herbst, është transgjinori i parë që është zgjedhur në një funksion publik në Texas.

Ndërkohë, çështja e transgjinorëve u shndërrua në kryetitujt e shumë gazetave gjatë muajve të fundit, pas propozimit të përfaqësuesve republikanë, që transgjinorët mos të lejoheshin të përdornin banjat publike sipas zgjedhjes së tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi