Një instalacion i veçantë drite qëndron në Triangle Park, Lexington, të Shteteve të Bashkuara, për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Instalacioni është një krijim prej 5500  llambash të djegura inkandeshente, të mbledhura nga komunitetet lokale. Llampat që formojnë një sferë gjigande, ekspozohen ndaj një prozhektori drite që i jep jetë shkëlqimit të tyre.
 
Si fëmijët dhe të rriturit marrin pjesë në këtë copë arti, duke krijuar një atmosferë publike shumë të gjallë. Ata kanë në dorë të kontrollojnë drejtimin rrotullues të sferës, duke manovruar një timon. Sipas rrotullimeve të komanduara nga kalimtarët, “hëna artificiale”  imiton fazat dritore të hënës, sikur njerëzit të ishin duke kontrolluar orën.
 
"Hëna është entitet  misterioz, joshës dhe i fuqishëm. Ajo tërheq baticat dhe eklipset e diellit dhe ndoshta për shkak të marrëdhënieve të saj me natën dhe errësirën, hëna është një trup qiellor intim. Ajo hedh dritën e vet të argjendtë mbi çdo ëndërrimtar, individualisht”- Kështu e përshkruajnë punën e tyre artistët Caitlind RC Brown & Wayne Garrett.

hena

hena

hena

 Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)